Lajme

Abdixhiku takohet me presidentin e EPP-së, kërkon ndihmën e tij për anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe presidenti i EPP-së, Donald Tusk

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka filluar vizitën e tij në Kongresin e Partive Popullore Evropian.

Vizitën e tij në Roterdam në këtë kongresë, Abdixhiku e ka filluar duke u takuar me presidentin, Donald Tusk.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe presidenti i EPP-së, Donald Tusk

“Me Presidentin Tusk, një përkrahës i vazhdueshëm i aspiratave shtetërore të Kosovës, biseduam për zhvillimet politike në vend, proceset e LDK-së, si dhe domosdoshmërinë e ecjes së Kosovës drejt familjes euro-atlantike. Presidentin Tusk e falënderova për kontributin e tij të deritanishëm; dhe njëkohësisht i kërkova vëmendjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në rajon”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në mënyrë të veçantë ka kërkuar që Partia Popullore Evropiane, grupacioni më i madh politik në BE, të mbështesë pa rezervë dhe ndihmojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe presidenti i EPP-së, Donald Tusk

LDK ditë më parë ka njoftuar se në EPP, Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane./Shqip.com

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe presidenti i EPP-së, Donald Tusk
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe presidenti i EPP-së, Donald Tusk