Lajme

Abdixhiku: Sot ra perdja e naivitetit popullist

Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës.

Ai ka thënë se ata duhet të kthehen në shtëpi dhe se kjo është borxh që shteti ka përballë agresionit luftënxitës të Serbisë.

Abdixhiku nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Kurti.

“Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri. Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar ai.

/Shqip.com