Lajme

Abdixhiku: Rritja e LDK-së nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit po merr formë nëpër çdo degë

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në qytetin e Ferizaj.

Ai ka vizituar degën e LDK-së në Ferizaj.

Nga Ferizaj, Abdixhiku është shprehur se  rritja e LDK-së nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit po merr formë në çdo degë.

“Sonte, vizituam Visarin dhe degën tonë në Ferizaj. Mes miqve, bashkëpunëtorëve e veprimtarëve të Lidhjes, qëndruam në ambientet e reja të shtëpisë sonë të vjetër. Rritja e LDK-së – nëpërmjet hapjes, unitetit e vet ndryshimit – po merr formë nëpër çdo degë tonën”, ka thënë Abdixhiku.

Ndonëse të vetëdijshëm për punën e nevojshme përpara, arritjet e mbara si këto në Ferizaj, na japin shtytje të madhe. Sot, ftojmë secilin me vullnet për angazhimin politik, që të bëhet pjesë e jona e së bashku ta ndërtojmë rrugën tonë përpara, ka shtuar më tutje Abdixhiku.

/Shqip.com