Lajme

Abdixhiku pritet në shtëpinë e Manuel Sarrazit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij është pritur në shtëpinë e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Abdixhiku njofton se e ka falënderuar Sarrazinin për përkrahjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës.

“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. E falënderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com