Lajme

Abdixhiku pret një delegacion 30 anëtarësh të CSU, shpalos detajet e takimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së së Gjermanisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Abdixhiku informon se në këtë takim u diskutua për rrugëtimin e LDK-së “në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së”.

“Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, shkruan tutje Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mirëprita në Selinë Qendrore, delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së 🇩🇪 nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.

Diskutuam për rrugëtimin e LDK-së në veçanti e për përpjekjen e Kosovës 🇽🇰 në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së. Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane.

LDK i ruan dhe i kultivon me kujdes raportet me forcat kryesore evropiane; dhe pritja e takimi i sotëm kishin këtë qëllim.

/Shqip.com