Lajme

Abdixhiku për planin evropian: Ka më tepër se Asociacion, ka autonomi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, përveç Asociacionit, aty ka autonomi për serbët e veriut të Kosovës.

“Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë Abdixhiku në RTV Dukagjini.

Më tutje ai ka thënë se në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto siç pretendon Kurti.

Sipas Abdixhikut, Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në BE.

Abdixhiku ka thënë se Kuvendi është kthyer në cirk nga kryeministri Kurti, dhe se ai ka pësuar një transformim rrënjësor në qëndrimet e tij politike.

/Shqip.com