Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Çfarë bën ky njeri që nuk e ulë akcizën e derivateve të naftës?

Kurti i kundërpërgjigjet Abdixhikut për "Pronto 2"

Kryetari i Lidhjet Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur kritika rreth punës së Qeverisë.

Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk po qeverisë me vendin dhe “nuk ka ide se si të qeveriset”.

I pari i LDK-së ka përmendur rritjen e çmimit të naftës, derisa tha se Kurti nuk po e ulë akcizën anipse i ka propozimet në tavolinë se si të veprohet.

“Albin Kurti nuk po merret fare me qeverisjen në Kosovë. Ma thoni një projekt, një shenjë që ka lënë. Nafta është 1.80. Çfarë bën ky njeri që nuk e ulë akcizën? Ky nuk është duke qeverisur, nuk e ka idenë e të qeverisurit. Ma thoni një punë që ka bërë që ka ndikim”, tha Abdixhiku në ATV.

Theksojmë se çmimi i naftës në disa pika në Kosovë ka pësuar rritje – 1.75 cent për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani për Shqip.com ka thënë se tek berza e naftës ka një lëvizje të madhe ndërkombëtare dhe sipas tij çmimi është i lartë për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët në Kosovë.

“Sot çmimet sillen përafërsisht në tregun kosovar Dizelli 1.75 cent Benzina 1.77 cent. Sa i përket rritjes së çmimeve se a do te ketë rritje dhe sa do te mbërrin çmimi s’mundemi me paragjyku, se ka lëvizje të madhe në berzen ndërkombëtare. Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Po rritja e derivateve është duke ndodhur në tër globin e jo vetëm të ne”, ka thënë Berjani.

Ai gjithashtu ka thënë se beson se qytetarët janë duke e kuptuar se rritja e çmimeve e dikton berza., dhe sipas tij kjo po ndodhë në të gjithë botën.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se stabilizim të tregut do te kemi pasi të përfundon lufta Ukrainë & Rusi./Shqip.com