Lajme

Abdixhiku nga dita e shtunë fillon një cikël takimesh me bashkatdhetarët në mërgatë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së shpejti do të fillojë një cikël tubimesh me bashkatdhetarët në mërgatë.

Faqja zyrtare e LDK-së ka bërë të ditur se takimi i parë do të mbahet më 7 maj 2022 në Zvicër, në Maienstrasse 6, 2540, Grenchen, Schweiz, nga ora 18:00.

“Takimet kanë për qëllim mobilizimin e strukturave tona në mërgatë dhe nxitjen e bashkëbisedimit me bashkatdhetarët tanë që shohin LDK-në si adresë të vetme të artikulimit të drejtë politik. Takimet jenë pjesë e debatit të gjithmbarshëm rreth hartimit të Programit Politik të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”, pas Konventës Programore të 29 prillit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim gjithashtu është thënë se LDK-ja i është përherë mirënjohëse mërgatës për rolin dhe kontributin e saj për zhvillimin e Kosovës.

Ata ndër të tjera kanë thënë se ky kontribut duhet të vazhdojë deri në ankorimin euroatlantik të Kosovës – për të cilin rrugëtim mërgata ka dhe duhet të ketë rol jetik./Shqip.com