Lajme

Abdixhiku: Marrëveshja e Ohrit nuk e ka njohjen në thelb

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Lumir Abdixhiku, në Kuvend ka kritikuar kryeministrin Kurti për siç tha ai, ndryshimin e qëndrimeve dhe pozicionin e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Madje, ai tha se gjashtë kushtet e kryeministrit rreth formimit të Asociacionit u zhbënë fillimisht në marrëveshjen e 27 shkurtit dhe përfundimisht në aneks marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu, ai tha se marrëveshja e Ohrit nuk e ka njohjen në thelb.

Teksa theksoi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke ishte njëri ndër kushtet e Kurtit në këtë Kuvend.

“Për këto qëndrime pozicionin ndryshues të Albin Kurtit, unë ndjej sinqerisht vetëm keqardhje çfarë fati i trishtueshëm politik. Ndjej keqardhje për të gjithë të mashtruarit, për të shfrytëzuarit, e mbi të gjitha ndjej keqardhje për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, dy marrëveshjet të cilat ai i quajti si produkt i Kurtit tashmë janë bërë kritere evropiane për Kosovën dhe Serbinë, pa marrë parasysh se çfarë mendon apo bën Kosova.

“Dy marrëveshjet produkt i Kurtit, të ridizajnuara nga ai janë bërë kritere evropiane për Kosovën dhe Serbinë natyrisht tani më nuk ka rëndësi se çfarë mendon e bën Kosova, por nëse dojmë anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo duhet ta përshatë veten më këto kritere qoftë me Kurtin në Qeveri apo me këndo tjetër”, tha ai.

/Shqip.com