Lajme

Abdixhiku: LDK-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët për ndaljen e aventurave të Kurtit

Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik do t’i përdorë të gjitha rrugët politike dhe demokratike për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se situata e tensionuar në katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, i kontribuon interesave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Nga sot, LDK do t’i përdorë të gjitha rrugën institucionale, politike dhe demokratike që të dalim nga kjo theqafje e Kurtit.

Kosova ka nevojë t’i kthehet dinjiteti dhe perspektiva. Nuk mund të lejojmë askënd që taktikat aventureske të Kurtit të shndërrohen në fatura për popullin tonë”, tha në një konferencë i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se LDK-ja ka tri kërkesa lidhur me situatën i krijuar në veri të vendit.

LDK-ja ka ftuar Kurtin në seancë të jashtëzakonshme.

LDK-ja kërkon koordinim të ngushtë të Qeverisë së Kosovës me aleatët tanë.

LDK -ja i bën ftesë presidentes Osmani

/Shqip.com