Lajme

Abdixhiku-Kurtit: Dialogo me komunat e mësimdhënësit, s’ka luftë me ta, ata janë shteti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se komunikimi në distancë më mësimdhënësit është ofendim.

Ai ka thënë se Qeveria është duke kaluar nga gabimi në gabim.

“Të dialogosh do të thotë të bashkëbisedosh. Të dëgjosh tjetrin e të dëgjojë tjetri. Komunikimi në distancë me mësimdhënësit tanë në këtë krizë është veçse ofendim. Nga gabimi në gabim!”.

Ai ka shkruar se mësimdhënësit dhe komunat janë vet shteti.

“Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit. Që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti”.

Abdizhiku tutje ka thënë se sot “Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi”.

“ Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”.

Ai ka shtuar se Qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20% ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë./SHQIP.com