Lajme

Abdixhiku: Kosova po humb aleatët dhe sovranitetin si pasojë e Kurtit

Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para deputetëve në Kuvend, foli për situatën në veri dhe reagimet e Bashkësisë Ndërkombëtare në lidhje me këtë situatë.

Ai tha se gjithë këto reagime janë pasojë e keqveprimeve diplomatike dhe strategjike të kryeministrit Kurti.

“Reagimet e sekretarit Blinken, pra të vet Departamentit Amerikan të Shtetit, të Bashkimit Evropian, të NATO-s, e shteteve më mike të Kosovës, kundër shtetit tonë, kundër Republikës së Kosovës, popullit tonë, në një kauzë të drejtë, janë si pasojë e keqveprimeve diplomatike dhe strategjike të një njeriu të vetëm, të atij që sot e mban postin e kryeministrit të Kosovës.

Ky kryeministër i njëjtë i cili para pak kohësh ka pranuar publikisht se është informuar po nga këta miq, mbi gjërat të cilat ai vet nuk i dinte si kryeministër, të njëjtën njerëz, të njëjtit aleatë sot janë naivë, nuk dinë, por ky dinë”, u shpreh ai.

/Shqip.com