Abdixhiku: Kosova ka mbetur peng i një njeriu që nuk dëgjon e nuk din
Publikuar:
(12.07.2023 23:01:48)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e konsideron Kosovën se është marr peng nga një njeri i cili quhet Albin Kurti.
“Kosova ka mbetur peng i një njeriu që nuk dëgjon e nuk din”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Click.
Duke folur për iniciativat që ka marrë për të dal nga kriza që ndodhet Republika e Kosovës, Abdixhiku ka folur për rrugën që ofron ai për të dal nga kjo krizë që ka kapluar vendin prej një viti.
Abixhiku ka pohuar kur është pyetur nnëse është LDK-ja alternativa kryesore në vend.
“Nuk ka dyshim se jemi alternative kryesore në vend”, ka thënë Abdixhiku, përderisa ka përsëritur se si vend jemi të ngujuar në populizëm.
/Shqip.com