Abdixhiku: Kandidatët e LDK-së janë njerëzit tuaj
Publikuar:
(12.11.2021 23:11:29)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kandidatët e partisë së tij janë njerëzit e popullit.
Lidhja Demokratike e Kosovës njëjtë si dhe partitë e tjera e përmbyllën fushatën zgjedhore.
LDK garon në balotazh në nëntë komuna, përfshirë Prishtinën dhe Gjilanin.
“Ecëm drejtë, punuam mbarë, dëgjuam qartë. Kandidatët tanë janë njerëzit tuaj. Ata, të dielën e 14 nëntorit kërkojnë besimin tuaj. Le të udhëtojmë së bashku. Të gjithë, për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku ne Facebook.
LDK në zgjedhjet e 17 tetorit arriti të fitonte dy komuna pa balotazh; Pejën dhe Lipjanin. /Shqip.com