Lajme

Abdixhiku i reagon Qeverisë: Për një vit e gjysmë, tre ministra të Shëndetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes rrjetit Facebook ka shkruar rreth dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se për një vit e gjysmë në krye të shtetit, kanë arritur të realizojnë vetëm 5% të investimeve kapitale dhe se jemi në pritje të ministrit të 3-të për kohë aq të shkurtër.

Ai ka shkruar gjithashtu se kjo është paaftësi dhe papërgjegjësi e kësaj Qeverie.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ia ka ofruar dorëheqjen kryeministrit Kurti./Shqip.com

/Shqip.com