Lajme

Abdixhiku i gëzohet rezultatit në Podujevë, e quan rikthim i madh i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është gëzuar rezultatit në zgjedhjet lokale të Podujevës, ku kandidati Ekrem Hyseni, sipas të dhënave të KQZ-së do të jetë në balotazh me kandidatin e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

“Ju faleminderit për rikthimin e madh! Lidhja Demokratike e Kosovës – për të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, duke ia bashkangjitur një foto me kandidatin, Ekrem Hyseni.

LDK-ja e humbi Podujevën në zgjedhjet e kaluara lokale që u mbajtën për shkak të dorëheqjes së Agim Veliut, që mori post ministror në Qeveri.

 Shpejtim Bulliqi, që fitoi pa balotazh në zgjedhjet e kaluara, ishte anëtar i LDK-së dhe drejtor në Komunën e Podujevës,