Lajme

Abdixhiku ftohet për vizitë në Francë, LDK tregon temat që do të diskutojë me autoritet atje

Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pritet që me ftesë të institucioneve franceze të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris gjatë ditëve në vijim.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për media e LDK-së.

Arsyeja e kësaj vizite është procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike

“Gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kjo vizitë e Abdixhikut vjen në kohën kur më 18 mars pritet të mbahet takimi i radhës i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

/Shqip.com