Lajme

Abdixhiku: Është koha që punëtorëve shëndetësor tu sigurohet një jetë e dijnitetshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Nga aty Abdixhiku ka thënë se është koha që punëtorëve shëndetësor tu sigurohet një jetë e dijnitetshme.

“Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë”.

Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet, ka shtuar më tutje Abdixhiku.

/Shqip.com