Lajme

Abdixhiku e pret në takim ambasadorin francez

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar gjatë ditës së sotme me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Me këtë rast, zhvillimet politike në Kosovë, proceset integruese dhe dialogu Kosovë-Serbi, ishin temat kryesore për të cilat u bisedua.

Abdixihku ka kërkuar nga Franca që të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlantike, në mënyrë të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave dhe përkrahjen për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndërsa ambasadori Guerot ka thënë se do të përkushtohet në thellimin e bashkëpunimit mes dyja shteteve.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, në mbledhjen e Këshillit të Evropës, Franca ishte njëra nga shtetet që i vendosi Kosovës një kriter shtesë në procesin e liberalizimit të vizave.

Shteti i Francës, në vazhdimësi ka qenë skeptike sa i përket çështjes së Kosovës në mekanizmat e takimeve që janë zhvilluar në të kaluarën./SHQIP.com/

/Shqip.com