Lajme

Abdixhiku: Do ta dërgojmë në Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për mosekzekutimin e pagave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet në Kuvend, Lumir Abdixhiku

Seanca e Kuvendit të Kosovës për ditën e sotme ka nisur me diskutimin ana e deputetëve për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për mësimdhënësit.

Në fjalën e tij para deputetëve, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza të renda në drejtim të kreut të Qeverisë, Albin Kurti.

Po ashtu ai ka garantuar se LDK do të japë pagat për mësimdhënësit herët apo vonë.

“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërkon krizë.

“Kurti po kërkon krizë sepsë krizën e ka formë dhe mjet të vetëm të mbijetesës, ai është mësuar të krijojë dhe të jetojë e mbijetojë kriza e të rritet me to, pa to ai nuk din të qeverisë, krijon armiqë e kur nuk janë as ata i krijon disi” ka thënë Abadixhiku.

Lidhur më këtë çështje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka kërkuar nga Organizatat Buxhetore që edhe njëherë të rikonfirmojë listat e pagave.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“MFPT njofton që marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit Shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit me pretekstin se nuk kanë punuar dhe ishin në grevë.

/Shqip.com