Lajme

Abdixhiku bën homazhe te varri i presidentit Rugova: Rruga e tij vazhdon të mbetet e njëjtë

Në 33 vjetorin e themelimit të LDK-së, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku së bashku me kryesinë kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova.

Pas kryerjes së homazheve, Abdixhiku tha para mediave se rruga e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ende nuk ka përfunduar.

Sipas tij, Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, për t’i dhënë fund siç tha ai një ëndrre të nisur 33 vite më parë.

“E nisëm këtë ditë për të nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, njeriu që themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës. Rruga e presidentit Rugova vazhdon të mbetet e njëjtë.

Ky projekt i nisur 33 vite më parë vazhdon dhe ende nuk ka përfunduar, meqenëse Kosova duhet të bëhet shtet anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe kështu t’i japim përfundim një ëndrre të nisur 33 vite më parë”, ka thënë Abdixhiku.

/Shqip.com