Lajme

Abbott takon Bislimin: Kosova të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar për dimrin e ardhshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadori britanik, Nicholas Abbott

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorin britanik. Nicholas Abbott.

Gjatë takimit është diskutuar për tensionet që ndodhën më 31 korrik dhe 1 gusht në veri të vendit.

Abot tha se Kosova duhet të angazhohet në përgatitjen për dimër dhe se këtë duhet ta bëjë edhe me bashkësinë ndërkombëtare.

“Një diskutim i frytshëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet aktuale. E rëndësishme është që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për dimrin e ardhshëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadori britanik, Nicholas Abbott

Përveç Abott, në Qeveri sot shkoi edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Hovenier zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, asnjëra palë nuk është deklaruar për media./Shqip.com