Lajme

Abbott takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën në vend

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar komandantin e KFOR-it, Ristuccia.

Për këtë takim ka njoftuar KFOR në Twitter, duke thënë se temë e diskutimit ishte situata e sigurisë.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott, erdhi për vizitë te Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ristuccia, në kampin Film City në Prishtinë dhe diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, shkruan KFOR-i në Twitter.

/Shqip.com