Lajme

Abbott dhe Sveçla flasin për ndikimin e Banjskës

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka mbajtur takim lamtumirës me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Abbott tha se me Sveçlën folën për një sërë çështjesh të sigurisë, si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, shkroi Abbott.

Në lidhje me agresionin në Banjskë, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi tha se Kosova i ka dërguar raport prej 48 faqesh Bashkimit Evropian.

/Shqip.com