Lajme

Abbott prej gjuhës shqipe në anglisht do ta përkthejë një libër erotik

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott – do ta përkthejë nga shqipja në anglisht librin ‘Kangë Popullore Erotike”, të autores, Vlora Nikçi.

Pikërisht, Nikçi e ka kumtuar këtë lajm.

“Nder i veçantë është për mua dhe librin, që përkthimin e tij ne gjuhen angleze do ta bejë Ambasadori i Mbretërisë se Bashkuar Nicholas Abbott. Përmes këtij përkthimi, do t’i japim rast botës te na njeh më mirë”,  ka thënë ajo.

Erotizmi është një çështje për të cilën diskutohet, madje ka edhe shumë libra e filma.

Në perëndim kjo temë nuk është tabu.

Por, edhe në të kaluarën, nga shqiptarët janë kënduar këngë erotike. /Shqip.com