Lajme Ballkan

Abazoviq: Qeveria do ta ndihmojë Cetinjen me 100 mijë euro

Dritan Abazoviq

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë Cetinjen me 100 mijë euro.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Telegram.

“VladaCrneGore do të ndajë 100,000 euro për të ofruar ndihmë financiare për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve gjatë ngjarjes tragjike në Cetinje më 12 gusht”, ka shkruar Abazoviq.

Po ashtu është bërë e ditur se është formuar një ekip ekspertësh për mbështetje psikologjike dhe psikiatrike për familjet e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Kryeqytetit të Cetinjës të cilët kanë nevojë për ndihmë profesionale dhe terminët janë caktuar pa udhëzimet e mjekut të zgjedhur.

Kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviq, i cili po ashtu mori pjesë në seancën e qeverisë, falënderoi për organizimin e seancës kushtuar tragjedisë në Prestonicë, por edhe të gjithëve për ndihmën e dhënë në kohë të vështira për Cetinjën dhe Malin e Zi.

Një javë më parë, në Cetinje të Malit të Zi u raportua  se 34-vjeçari Vuçko Boriloviq vrau gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau me armë njerëz një nga një dhe disa prej tyre u plagosën.

Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia./Shqip.com