Lajme

Abazoviq nesër në Tiranë nderohet me titullin “Honoris Causa”

Nesër në Tiranë zhvillohet ceremonia e dhënies së titullit “Honoris Causa” për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në agjendën e zbardhur mësohet se ky titull do t’i jepet gjatë ceremonisë për promovimin e librit të tij “Kritika e etikës globale”.

Fjalën hapëse gjatë dhënies së titullit do ta mbajë profesor Anastas Angjeli, për të vijuar me profesor Ardian Civicin dhe më pas vetë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në ceremoninë e promovimit të librit që do të nisë në orën 11:45 deri në 12:24 panelin do ta drejtojë Angjeli dhe pas tij do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama, shkruan A2 CNN.

Në fund do të mbajë fjalën përshëndetëse kryeministri i Malit të Zi. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Akademisë së Kembrixhit, dr. Nora Weller dhe profesorët Arben Cici dhe Përparim Kabo.

/Shqip.com