Lajme Ballkan

Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit

Dritan Abazoviq

Abazoviq ka komentuar njoftimin e Partisë Mali i Zi Demokratik, e cila paraprakisht tha se ai duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë.

Ai tha se për të janë të pranueshme të gjitha opsionet që sjellin zhbllokimin e gjyqësorit, kështu që ai opsion ishte dorëheqja e tij.

“Unë e mbështes atë në parim, sepse të gjithë duhet të kemi një qasje të përgjegjshme, sepse të gjithë duhet të kemi një konsensus, që pas kësaj të themi në rregull – tani shkojmë në zgjedhje, në qeveri të re, në rindërtim. Nëse dikush ka model tjetër, ok”, ka thënë Abazoviq, shkruan mediat malazeze.

I pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të japë dorëheqje pas kësaj, Abazoviq tha se është i gatshëm.

“Kur kemi formuar qeverinë e 43-të, e kemi formuar për të zhbllokuar rrugën evropiane. Të gjitha opsionet që nënkuptojnë që fillimisht ta rregullojmë situatën në gjyqësor janë të pranueshme për mua dhe për partinë time”, tha Abazoviq.

Ai deklaroi gjithashtu se njoftimin e demokratëve nuk e sheh si një ultimatum.

Ai thekson se kërkon zgjidhjen e problemeve.

“Unë nuk kam ardhur për të qenë ficus në qeveri, por për të marrë vendime”, shtoi Abazoviq.

Ai tha se Qeveria do të paguajë rregullisht pagat, pensionet.

“Qeveria do t’i përmbushë të gjitha obligimet ndaj qytetarëve, nuk do të mbetet e bllokuar, nuk do të mungojë asgjë”, siguron Abazoviq.

Qeveria e Abazoviqit kohët e fundit mbeti pa mbështetjen e shumicës në parlament kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) bëri të ditur se Qeveria ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të, siç e gjykuan, “braktisjes së agjendës evropiane”.

Abazoviq është kritikuar më së shumti për pranimin e nënshkrimit të kontratës shtetërore me Kishën Ortodokse Serbe./Shqip.com