Lajme

Abazoviq: I kam bërë thirrje Kurtit të mos hyjë në konflikt me ndërkombëtarët

Pamje nga takimi i kryeministrit Kurti me homologun nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka çështje të hapura me askënd në rajon dhe pa synimin për të ndërhyrë në marrëdhëniet e askujt.

Ai i ka ofruar mundësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të mbahet në Mal të Zi, raporton RTCG.

Ai ka thënë se i ka bërë apel Kurtit që të mos hyjë në konflikt më të thellë me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog.

“Ai më tha se ata tashmë kanë kontakte me Brukselin dhe se do të ketë bisedime. Përshtypja ime është se ekziston një vullnet për të kapërcyer problemet,” tha Abazoviq, duke shtuar se fokusi nuk duhet të devijohet nga e ardhmja evropiane e të gjithë rajonit.

Abazovic beson se situata në Kosovë nuk do të përshkallëzohet.

“Por kur shohim se çfarë gjërash po ndodhin, nuk mund të jemi të qetë. Nuk është mirë t’i kthehemi politikës së viteve nëntëdhjetë. Kur sheh disa skena, ke ndjesinë se i ke parë më parë. Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë”, tha ai.

/Shqip.com