Lajme Ballkan

Abazoviq ftohet nga Vuçiqi që t’i bashkohet Ballkanit të Hapur në takimin e radhës në Ohër

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviq, ka njoftuar se gjatë këtij takimi vendi i tij është duke bërë u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Vuçiq, përmes një postimi në Istagram ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviqin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër./Shqip.com