Lajme

Abazoviq deputetëve: Ju pengon fakti se jam shqiptar

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kuvendi i Malit të Zi sot do të votojë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga partia e presidentit Milo Gjukanoviq, ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në fjalimin e tij në Kuvend u është drejtuar deputetëve se që nga fillimi iu pengon fakti se jam shqiptar.

“Që nga dita e parë iu pengon që jam pjesëtar i një kombi pakicë… Jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbroj interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruaj kursin e politikës së jashtme. një kryeministër që merr vendime të vështira.”, ka thënë Abazoviq.

Tutje Abazoviqi ka kërkuar që në këtë seancë t’i shpjegohet se pse erdhi iniciativa e mosbesimit, kush është frymëzimi dhe se çfarë fshihet pas saj.

“Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Herën tjetër bashkohuni në dashuri. Le të flasim për gjera reale jo halucinacione. Sepse duhet të jemi të bashkuar…Pres me padurim diskutimin e sotëm dhe perpjekuni të shpjegoni pse erdhi iniciativa, kush është frymëzimi dhe çfarë fshihet pas saj. “, është shprehur kryeministri malazez.

Abazoviqi ka akuzuar deputet se pas kësaj nuk qëndron rruga evropiane por dëshira për të ndal rrugën e transformimit të Malit të Zi në mënyrë që krimi dhe korrupsioni të mund të rifitojnë pozicionet e tyre.

Gjatë seancës deputeti i  Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Jevto Erakoviq  e akuzoi Abazoviqin për tradhti.

“Ai na mashtroi ne dhe partnerët ndërkombëtarë të shtetit. Shkatërrimi i sistemit të sigurisë, ekonomisë dhe shëndetësisë vazhdoi. E gjithë kjo për shkak të interesave të atyre që nuk duan të mirën për këtë vend apo qytetarët e tij. Pa marrë parasysh a thua se fjala tradhti në serbisht, shqip apo rusisht, thelbi mbetet – është tradhti”, ka thënë Erakoviq.

Ndërsa kreu i partisë parlamentar të Lëvizjes për Ndryshim (PzP), Branko Raduloviq, tha se ka ardhur koha për një qeveri reformuese.

“Shumë gabime keni bërë Dritan. .. Sa herë të kam sugjeruar -nuk bën dot pa hapur dosjet sekrete të hajduteve qe përmendet sot! Pse nuk i nxore dhe t’i vendosesh në shesh. Të vendosim fotot e tyre siç bënë polakët. Nuk bëjmë dot pa lustrim. Pse nuk u krijua një gjykatë speciale kundër korrupsionit, pse nuk dhatë një paketë për ndryshimin e ligjit në drejtësi?”, ka thënë Raduloviq.

Ndryshe Dritan Abazoviq ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill të këtij viti.

Nismëtarë të mocionit të mosbesimit janë tridhjetë e gjashtë deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Partisë Liberale (LP), Social Demokratët (SD) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (DUA).

 Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në Kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro. Nëse arrihet rrëzimi i qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja.