Lajme

Abazoviç: Shumë njerëz nga Kosova përdorin aplikacionin “Sky”, trafikantët komunikojnë aty

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për Ligjin për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Abazoviç ka thënë se rezultatet që janë bërë deri më tani lidhur me drejtësinë në Mal të Zi janë historike.

Na e këna futë në burg kryetarin e Gjykatës Supreme që ka qenë aty që 14 vjet. Këtë s’e ka pritë askush. Na e kena në këtë moment në burg ish-drejtorin e Policisë. Që në piramidë ka qenë njeriu i tretë, e kur është bërë e gjithë kjo kontrabandë e janë formuar gjithë këto narko-klane ai ka qenë në krye të Policisë, ka qenë me fuqi fare ndryshe. Por me këtë gjyq që është në Mal të Zi, shanset me u liru janë shumë më të mëdha sesa me u dënu” – tha Abazoviç.

Dritan Abazoviç ka folur edhe për aplikacionin ‘Sky’, të krijuar nga EUROPOL.

Shumica e narko-karteleve ka komunikuar aty me atë aplikacion. Në momentin që narko-karteli në Europë është rritë aq shumë dhe ka krijuar një pasiguri për qytetarët e BE-së, EUROPOL e ka hapur këtë rrjet” – tha ish-kryeministri.

Ai ka shtuar se ka edhe njerëz nga Kosova që janë pjesë e rrjetit ‘Sky’.

Nuk e di me numra por ka edhe shumë njerëz nga Kosova që janë pjesë e këtij rrjeti. Ka njerëz nga Kosova që janë të lidhur edhe me kontrabandën me cigare por s’mund të flas se nga cila sferë janë ata” – tha Abazoviç.

Ai shton se rrjeti ‘Sky’ i ka ndihmuar Malit të Zi të arrijë te shumë persona.

Kena marrë mbi 600 mijë mesazhe vetëm në një lëndë dhe për këtë ka punë Prokuroria 5 vjet. Jam kryeministri i vetëm që kam kërkuar ndihmë nga EUROPOL-i, janë habitur se si unë kam kërkuar ndihmë nga ta, ata s’kanë pasur besim në institucionet e Malit të Zi” – tha ish- kryeministri malazez.

‘Sky’ është aplikacion që është hapur nga EUROPOL, njësoj si rrjetet e tjera sociale, por pak më specifik, e me të cilin kanë komunikuar kartelet e drogës.

Por a i kërkoi Kosova ndihmë Malit të Zi lidhur me këtë gjë?

Unë kam qenë i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës lidhur me këtë gjë por kjo çështje nuk është çelur, ndoshta ata i kanë investigimet e veta” – thotë Abazoviç.

/Shqip.com