Lajme

Abazoviç: Qeveria e Kosovës dhe Malit të Zi kanë vendosur të punojnë në ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka pritur në një takim ambasadoren e Kosovës në Mali të Zi.

Abazoviq dhe Zherka -Hoxha, kanë biseduar mbi rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve, veçanërisht në fushën e lidhjes së infrastrukturës, zhvillimit të biznesit dhe turizmit.

“Sot fola me ambasadoren e nderuar Ariana Zherka Hoxha për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e lidhjes më të mirë infrastrukturore, biznesit dhe zhvillimit të turizmit. Dy qeveri vendosën të ndërtojnë rrugën Plavë – Deçan”, ka shkruar Abazoviç në Twitter.

Vizita e Abazoviç në vendin ku do të ndërtoher rruga Plavë- Deçan.

Rreth 3 muaj më parë Abazoviç kishte vizituar vendin ku pritet të ndërtohet rruga Plavë- Deçan.

/Shqip.com