Lajme Ballkan

Abazovic nesër viziton Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd, pasi u zgjodh në atë pozitë dy muaj më pare, raporton medium RTCG.

Në këtë takim do të diskutohet për shumë çështje që janë ende të hapura në mes të Serbisë dhe Malit të Zi.

Në këtë vizitë Abazovic do të kryesojë një delegacion të madh prej 11 anëtarësh, duke përfshirë Ministrin e Bujqësisë Vladimir Jokovic, Ministrin e Financave Aleksandar Damjanoviç dhe Ministren e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit Ana Novakovic Gjuroviç.

Sipas qeverisë malazeze, Abazovic do të bisedojë me zyrtarët serbë për temat aktuale dhe çështjet tjera të bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësojë dialogun politik dhe të forcojë marrëdhëniet bilaterale.

Disa nga çështjet që kanë qenë pengesë mes Podgoricës dhe Beogradit janë ekstradimi i ish-presidentit të unionit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Maroviq, mungesa e ambasadorëve në dy shtetet dhe ndalimit të deputetëve të Malit të Zi në kufi që votuan pro rezolutës për Srebrenicën./Shqip.com