Lajme

Abazi: Strategjia e përgatitur për energjinë e njëjta sikurse ajo e 20-të viteve të fundit, dialogu duhet të ndahet nga proceset integruese

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka mbajtur një konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abazi në këtë konferencë ka folur për politiken e jashtme, sektorin e energjisë dhe çështje e mbrendshme brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Në fillim të konferencës, ai është shprehur se ka si deputet ka vendosur që çdo të premte të mbajë një diskutim.

“Unë kam kërkuar që në Kuvend të diskutohet për qytetarin, në disa raste nuk ja kemi dal që të flasim për  atë që jemi zgjedhur, ne jemi në një moment kritikë në politikën e jashtme, institucionet tona duhet ta marrin parasysh situatën në Ukrainë” ka thënë fillimisht Abazi

Po ashtu Abazi ka thënë se ka ardhur momenti që dialogu me Serbinë të ndahet nga proceset integruese.

Ai ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po mbahet peng nga emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

“Procecet integruse duhet të jenë të ndara nga dialogu.Lajçak ka arritur që edhe liberalizimin e vizave ta bëjë pjesë të dialogut dhe ta bëjë pjesë të tavolinës” thotë Abazi.

Deputeti i Vetëvendosjes ka folur edhe për krizën energjetike në Kosovë.

“Strategjia e përgatitur është e njëjta sikurse ajo e 20-të viteve të fundit por kemi vetëm ndryshim të fjalëve, është strategji që nuk ofron zgjidhje” ka thënë Abazi.

Në fund ai ka folur edhe për punën e hapësirë së deputetit.

“Nuk është që deputeti nuk është i përgatitur, ka skenarë në seanca plenare dhe debate, shumica e deputetëve janë të përgatitur, kemi probleme edhe në ndarjen e deputetëve në komisione” ka thënë Abazi

Ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje udhëhiqet nga ana e një deputeti që nuk vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje” ka thënë Abazi.

Abazi po ashtu ka shtuar nuk ka vullnet tek kryesuesja e Grupit Parlamentar për të mbajtur takime ku diskutohen çështjet e rëndësishme.

“Sigurisht se për mua është e vështirë sepse pas dy vitesh kur të përfundoj kjo legjislaturë unë nuk mund të dal të them se gjithçka ka shkuar në rregull” ka thënë ai.

Ai ka mohuar që do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje përkundër kritikave dhe debateve.

/Shqip.com