Lajme

Abazi mban konferencë për media, bën publike disa audio-incizime

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi

Gjatë ditës së djeshme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë urdhër që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe largimi nga Komisioni për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Për këtë arysye ai gjatë ditës së sotme do të mbajë një konferencë për media lidhur me këtë.

Po ashtu në këtë konferencë ai do të fletë për audio/video incizimet dhe sipas tij skandalet që ky urdhër i Kurtit po mundohet t’i mbulojë.

Konfereca e Abazit nis nga ora 10:00.

/Shqip.com