Lajme

Abazi: Kurti frikësohet se dua ta rrëzoj Qeverinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi përmes një konferencë për media ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Ai përmes një konference për media ka thënë se është dhënë urdhër për të larguar atë nga Komsioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Abazi ka thënë se për këtë do të vendos Kuvendi por deri sat ë vendos Kuvendi ai do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës.

“Zotri Kurti mendon që unë hidhërohem e bëhem me ata që që dëshirojnë të rrëzojnë Kurtin nga pushteti. Unë nuk do të jemë pjesë e askujt që dëshiron rrëzimin e Kurtit. Opozita në Kosovë nuk i ka votat për ta rrëzuar Qeverinë.Grenelii s`është më, Escobar nuk është njeriu që mund të krahasohet me Grenellin, askush nuk ka inertes që ta rrëzoj qeverinë Kurti”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka dështuar në zgjedhjet lokale për shkak të përzgjedhjes së kandidatëve.

Për këtë ai thotë se ja ka thënë dhe vetë Kurtit.

Më tutje Abazi ka pasur kritika edhe për qasjen në dialog të Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, qasja e sotme në dialog është po ajo e njejta sikurse deri më tani.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Dejona Millhalli është faktor kyq për vendimet e grupit parlamentar të VV-së në Kuvend.

“Dejona Mihali, është njeriu kryesor që menaxhon dhe kontrollon grupin Paramentar të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Ai thotë se për këtë ka protestuar edhe brenda grupit parlamentar por që kritikat e tij nuk janë marrë parasysh.

/Shqip.com