Lajme

Abazi kërkon ndryshimin e një ligji

Kërkesa e punëtorëve për të përfshirë periudhën e punës si pjesë të kontributit gjatë viteve të 90ta kur ata janë larguar me dhunë nga vendet e punës nga regjimi i Millosheviqit, është kërkesë e drejtë.

Kështu po vlerëson deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

“Kërkesa e punëtorëve për të përfshirë periudhën e punës si pjesë të kontributit gjatë viteve të 90ta kur ata janë larguar me dhunë nga vendet e punës nga regjimi i Millosheviqit, është kërkesë e drejtë dhe duhet patjetër dhe me urgjencë të bëhet ndryshimi në ligjin Nr.04/L-131, dispozita ligjore përkatësisht neni 8 paragrafi 2, i shfuqizuat nga Gjyakta Kushtetuese e Kosovës”, thotë Abazi.

Nuk ka asnjë logjikë që punëtorët e larguar me dhunë nga vendi i punës të vazhdojnë të mbeten të diskriminuar kundrejt atyre që në atë kohë kanë punuar në sistemin okupues, ka shtuar më tutje Abazi.

/Shqip.com