Lajme

Abazi del kundër Qeverisë, kërkon të shtyhet afati për targa

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka dalë kundër qëndrimeve të Qeverisë për afatin e konvertim të targave ilegale serbe në RKS.

Ai në një konferencë për media tha se afati për targa duhet të shtyhet deri me 31 dhjetor.

“Propozojë afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetori dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 tetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë për Kosovën.

“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e  kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh…3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binaret drejt integrimit Evropian”, ka thënë Abazi.

Lexo edhe:
Opozita bën thirrje që çështja e targave të jetë në koordinim me ndërkombëtarët

Ndryshe, Kurtit i është bërë thirrje edhe nga SHBA dhe BE që të shtynë afatin për targat, i cili përfundon me 31 tetor.

/Shqip.com