Lajme

AAK: Vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 129 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Në një konferencë për media, Shefi i Grupit Paralementar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro në mënyrë që të mos ketë rënie drastike të pagave.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vlera e koeficinetit të Ligjit të Pagave duhet të jetë 129 euro ashtu që i njëjti, të shpëtohet.

Në një konferencë për media, gjersa nuk kurseu kritikat kundrejt Qeverisë Kurti, Tahiri ka thënë se askush do i besoj tregimit të Kurtit lidhur me kalkulimin e tejzgjatur të këtij ligji.

“Ka pasur dilemma… u trajtua në diskutime… u miratua nga Presidentja dhe Kryeministri thotë se jemi duke e kalkuluar? Po si ka logjikë që 6 muaj të  mos kalkulohet kur dihet sa është buxheti, kur dihet vlera e koeficineteve, kur dihet vlera e tyre, renditja dhe del kryeministri të mashtrojë 80 mijë njerëz? Kush mendon se do e besoj këtij tregimi? Askush!”, ka deklaruar Tahiri gjersa ka theksuar se nëse Qeveria ka për qëllim që ky ligj të mos implimentohet, e njëjta duhet ta thotë troç.

Krahas kësaj, Tahiri ka thënë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro në mënyrë që të mos ketë rënie drastike të pagave.

“AAK-ja e ka një porosi për Kryeministrin dhe Qeverinë. Në mënyrë që ky ligj të shpëtohet… vlera e koeficintit duhet të jetë 129 euro në mënyrë që të  mos ketë rënie drastike të pagave”, ka deklaruar Tahiri.

Ky i fundit ka thënë se duhet të ketë një përjashtim për gjyqtarët dhe prokurorët ngase për ta tashmë ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Tahirit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është më kredibil, më superior ndaj ligjit në fjalë.

/Shqip.com