Lajme

AAK-PDK-LDK thirrje Qeverisë: Ekzekutoni pagat e mësimdhënësve

Opozita

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo në fillim të seancës tre partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Partia Demokratike e Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë edhe njëherë që të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është totalisht e papranueshme sjellja e deputetëve të shumicës në Kuvend, derisa pagat për grevistët arsimtarë ende nuk janë ekzekutuar.

Në anën tjetër Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se PDK-ja nuk do të votojë asnjë marrëveshje çoftë edhe marrëveshje ndërkombëtare deri sa Qeveria dhe Ministri Hekuran Murati të ndryshojnë çasje karshi kërkesave të mësimdhënësve.

Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar që Qeveri të ekzekutojë pagat e mësimdhënësve.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit me pretekstin se nuk kanë punuar dhe ishin në grevë.

Megjithatë, pagat nuk u proceduan as për mësimdhënësit të cilët nuk hynë fare në grevë ose për ata të cilët e thyen grevën.

Sipas kontratave kolektive punëdhënësi ka qenë i obliguar që të procedoj pagat jo më larg se data 5 tetor por që ky afat tashmë ka kalaur.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e ka qujtur si hakmarrje e Qeverisë ndaj mësimdhënsve si dhe nxitje për të shkaktuar përçarje në anëtarësi.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka thënë se mosekzekutimi i pagave ka qenë për arsyeje se komunat nuk kanë dërguar listat e mësimdhënsve.

Por, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se listat dhe raportet janë dërguar në ministri andaj, edhe ndaljen e pagave për mësimdhënsit e kanë quajtur si joligjore përshkak se sipas tyre punëdhënsi është komuna ndërsa, ekzekutuesi i pagave është ministria.

Kundër vendimit të Ministrisë së Financave ka dalur edhe opozita. Partia Demokratike e Kosovës, të hënën ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministrit Murati ndërsa dje ka njoftuar se ky kallëzim penal është bërë në Prokurorinë Speciale.

Sipas PDK-së, shkelja e ligjit nga Murati është e dyfisht për shkak se ai ju ka ndalur pagat mësimdhënsve si dhe ka diskriminuar ata.

Vlen të theksohet se diskriminimi lidhet me atë se ky dikaster ka ndalur pagat vetëm për mësimdhënësit si sindikatë e cila ishte në grevë dhe jo për shërbyesit civil që po ashtu ishin në grevë.

SBASHK-u ka reaguar lidhur me këtë duke thënë se ata nuk e nisen as nuk e mbyllën grevën por ishin pjesë e grevës të nisur nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.Në një përgjigje per Kosovapress, Ministri Murati ka deklaruar që do të veprojë sipas ligjit si dhe do të paguhen vetëm ata që kanë punuar duke nënkuptuar që mesimdhënësit grevist nuk do të paguhen.

SBASHK-u dhe sindikatat e tjera kanë qenë për më shumë se një muaj në grevë të përgjithshme ndërsa, greva u pezullua me 3 tetor për të vazhduar  në janar në rast që kërkesat e tyre nuk plotësohen nga Qeveria e Kosovës.

/Shqip.com