Lajme

AAK, pas arrestimit të asamblistit të VV-së: Kurtit i ka ardhur fundi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

“Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor”, ka nisur postimin drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.

Duke aluduar në arrestimin e asamblistit të VV-së Mujeci, i cili njëherësh është edhe aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Blaka ka shtuar se i njëjti: “dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.”

Mes tjerash Blaka ka theksuar se VV-në nga ndëshkimi popullor nuk mund ta shpëtojnë kauzat e rrejshme, duke bërë me dije se asamblisti i arrestuar për drogë ka qenë i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, e duke shtuar se më të pandershmit kanë dalur të jenë pikërisht më të zëshmit e VV-së.

“Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve”, ka përfunduar postimin e tij drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.

Postimi i plotë:

“Bashkimi kombëtar” dhe kauzat e rrejshme të Vetëvendosjes

Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor.

Pas skandaleve të shumta dhe të padëgjuara më parë në Kosovë, një eksponent i kësaj partie, i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, u zu me mijëra doza droge, që i kishte dërguar në Shqipëri.

Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia. Mujeci që ishte emëruar para pak kohësh si aksionar në Stacionin e Autobusëve, dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.

Nga përvoja e deritanishme kemi mësuar se më të korruptuarit, më të inkriminuarit dhe më të pandershmit, zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së.

Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve.

/Shqip.com