Lajme

AAK mbështet marshin “Marshojmë për Drejtësi”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në marshin “Marshojmë për Drejtësi” që pritet të organizohet këtë të diele.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo parti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështet marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel. Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri”, thonë nga AAK-ja.

Protesta

Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë, thonë më tutje nga AAK-ja.

/Shqip.com