Lajme

AAK-ja nesër e çon te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse

Avokati i Popullit
Avokati i Popullit

Nesër, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, do ta dërgojë te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse.

Në njoftimin e AAK-së thuhet se kjo po bëhet me qëllim të procedimit të këtij ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Dreshaj do të deklarohet për media.

“Nesër, më datë 7 shkurt, në ora 10:00, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj dorëzon në Institucionin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Skemat Pensionale Kontributdhënëse, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë rast, deputeti Dreshaj do të deklarohet para mediave lidhur me këtë çështje, tek hyrja e objektit të Institucionit të Avokatit të Popullit”.

/Shqip.com