Lajme

AAK-ja me rezolutë për situatën e sigurisë në vend

Besnik Tahiri, sekretar i përgjithshëm i AAK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka prezantuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Në bazë të kësaj rezolute, Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritet çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet të këtë prioritet çështjet që lidhën me sigurinë, të miratohet dhe procesohet sa ma shpejtë në Kuvendin e Kosovës strategjia e sigurisë kombëtare të Kosovës”.

Sipas kësaj rezolute nga AAK-ja, partneriteti strategjik me SHBA-në duhet zhvilluar në raport me forcimin e FSK-së.

“Kjo rezolutë parasheh, ruajtja e partneritetit strategjik me SHBA-të në raport me forcimin e FSK-së, njëkohësisht sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe pajisja me mjete moderne si dhe mbështetja e Fondit të Sigurisë”.

Kuvendi i Kosovës

Tutje, kërkohen paga të dinjitetshme për pjesëtaret e policisë, sigurimi shëndetësor dhe procedimi për pensionim të parakohshëm.

Gjithashtu, kjo rezolutë parasheh të nevojshme mbështetjen e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur senaca pë Trustin.

Për këtë çështje, Sindikata e Re e KEK-ut kishte organizuar protesta në të cilat kanë marrë pjesë edhe deputetë të opozitës./Shqip.com