Lajme

AAK-ja kërkon dorëheqjen e Qeverisë pas mos miratimit të Projektligjit për Trustin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë pas mos miratimit të Projektligjit për Trustin.

“Sot, Qeveria do të duhej të dorëhiqet” thuhet në reagimin e grupit parlamentar të AAK-së në rrjetin social në Facebook.

Po ashtu në reagimi thuhet se AAK do të vazhdojë të jetë përkrah qytetarëve të Kosovës, me bindje dhe votim të politikave në dobi të interesit qytetar.

Sipas AAK-së, varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë dhe atyre në varfëri të skajshme, po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare./Shqip.com