Lajme

AAK-ja kërkon debat parlamentar për ngritjen e çmimeve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me kërkesë të partisë së tij në seancën e radhës do të diskutohet për ngritjen enorme të çmimeve.

Në këtë seancë sipas Tahirit do të flasin për masat konkrete që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.

“Janë disa çështje qe doja ti gris sot. E para ka të bëjë me një temë që për AAK është e rëndësishme ajo e ngritjes se çmimeve. Kosova është në një kolaps ekonomik. Kërkova që në seancën e radhës të trajtohen ngritja e çmimeve të flasim për masat konkrete”, tha ai.

Në këto masa përshihën, Ligji i Pagave për sektorin publik, paga minimale të mos jetë një problem politik për një ligj i cili i mundëson kategorive të sektorit privat dhe veteraneve, zvogëlimi i akcizës për pesë muaj dhe rimëkëmbja ekonomike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Sipas Tahirit, janë prezantuar dy amendamente nga AAK-ja në Kuvend.

“Sa i përket ecurive se seancës plenare, ne si Grup Parlamentar kemi vepruar e i kemi prezantuar dy amendamente që tani janë në Kuvend. Kemi kërkuar përfshirja e veteranëve në pagën minimale si dhe paga minimale të bëhet 370 euro neto”.

Kurse, për Ligjin për Pagën minimale Tahiri thotë se nuk ka efekt ndërsa, për Trusin janë duke punuar./Shqip.com