Lajme

AAK-ja diskuton me bizneset private për situatën politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, ka njoftuar se sot do të mbajë takim me përfaqësues nga ekonomia me bizneset e sektorit privat, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

AAK, ka realizuar edhe takime të tjera javën e kaluar.

Ndërkaq, edhe partia tjetër opozitare ka mbajtur një cikël të takimeve në kuadër të “Rrugës pa Kurtin”

/Shqip.com