Lajme

AAK-ja cakton ekipin që do të merret me çështjen e dialogut

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës së kryesisë. Në këtë mbledhje është vendosur që të krijohet ekipi që do të merret me dialogun.

“Në mbledhjen konstituive të Kryesisë së AAK-së, mes tjerash u diskutua për situatën politike në vend, me theks të veçantë, rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kryesia gjithashtu ka marrë një vendim me të cilin ka autorizuar ekipin i cili do të merret me çështjen e dialogut” thuhet në njoftimin e AAK-së.

Foto nga mbledhja e kryesisë

Ekipi do të përbëhet nga Ardian Gjini- kryesues, ndërsa Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj do të jenë anëtarë.

Po ashtu Kryesia është informuar për takimin e përfaqësuesit të Aleancës për temën e Vetingut, si dhe ka shqyrtuar gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë./Shqip.com