Rozë

“A u ribashkove me Borën?”, ja si përgjigjet Donald Veshaj

Agron Llakaj, Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Donaldi është duke e vazhduar me sukses emisionin e tij.

Ai së fundi kishte të ftuar mikun e tij, Agron Llakaj, i cili që në hyrje nisi ta ngacmonte rreth temës që “shqetëson” të gjitha fansat e tij.

A është ribashkuar me Borën? “U krijua shoqata Bora-Donald dhe mua më caktuan kryetar nderi. Kudo më kapin dhe pyesin. Më thonë thuaji Donaldit se Bora është alament vajze. Thuaj po.”, iu drejtua Agroni.

Megjithatë, Donaldi preferoi të qeshte dhe të jepte një përgjigje diplomatike.

“Babin do ta lajmërojmë për çdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua”.

Ndryshe, lajmet se janë bashkuar rrjedhën pasi dyshja janë parë bashkë në sfilatën e Valdrin Sahitit. Madje në një moment Donaldi është kapur duke ia ndezur cigaren moderatorës./SHQIP.com